ISHP: Pandemia ka rritur rastet me sëmundje malinje
Gjatë dy viteve të pandemisë vonesa e shkuarjes tek mjeku....

Gjatë dy viteve të pandemisë vonesa e shkuarjes tek mjeku amë apo specialist i caktuar, ka shkaktuar shtimin e rateve të reja me sëmundje malinje. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti, për TVM2 potencon se gjatë krizës me pandeminë kanë ndikuar faktor të ndryshëm që pacientët të mos diagnostifikohen në kohë nga sëmundjet malinje.
“Mund të ketë neglizhencë jo me faj të pacientëve apo institucioneve shëndetësore, apo kuadrit shëndetësor, kjo vonesë mund të lidhet me faktorin krizë të pandemisë. Institucionet shëndetësore të gjitha kanë qenë të angazhuara për trajtim të rasteve me kovid me dijagnoza të caktuara, nuk them që është ndërprerë dijagnostifikimi nga patologjitë malinje apo kanceret, por mund të themi që mund të ketë ndikim nga mospasja e mundësive që të gjithë personave që të dijagnostifikohen nëpër institucionet shëndetësore, kjo është relative por që mund të ketë edhe implikime” – u shpreh Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti.
Mjekët: Detektimi në kohë mjekon sëmundjen
Mjeku nga Tetova Argjent Imeri, gjithashtu thotë se gjatë pandemisë për shkak të fluksit të madh të pacientëve me covid -19, për shkak të mungesës së kontrolleve dhe të dijagnoistifikimit me kohë me sëmundjet malinje apo kancerin e gjirit, do të ketë mundur të ndikojë në rritjen e rasteve.
Ai thotë se detektimi i sëmundjes në kohë parandalon përfundimin fatal të pacientëve.
“Të gjitha gratë duhet të jenë të vetëdijshme se kanceri i gjirit është një ndër sëmundjet më të shpeshta malinje te gratë prek cdo të tetën grua në një fazë të jetës, ne nuk e dijmë se cila do të jetë një nga ato tetë gratë ose kush janë 12 në 100 gra që do të preken nga kanceri i gjirit, e vetmja mënyrë është nëse ata do të bënin kontrolla të rregullta periodike por kjo nuk mund të lihet vetëm si përgjegjësi e vet grave kuptohet se mund të bëhet shumë në atë të ngritjes së vetëdijes së vet grave por duhet të jetë edhe në përekujdesje të vet institucioneve që të organizohen skriningje” – tha radiologu Argjent Imeri.
Sipas statistikës 10 vjeçare të ISHP-së për sëmundjet malinje më të theksuara tek grate janë, kanceri i gjirit, i mitrës, i lëkurës, mushkërive. Tek meshkujt kanceri i mushkërive, i prostatës i sëmundjeve të lëkurës i lukthit dhe mëshikzës së urinës. (Vora Latifi – Topojani, TVM2)
