Turizmi në Strugë dhe Ohër, qasje edhe për personat me aftësi të kufizuara

06.03.2022 18:22

Në Strugë dhe Ohër po punohet në projekte për atraksione turistike....

Në Strugë dhe Ohër po punohet në projekte për atraksione turistike, muze, ndërtesa kulturore, historike dhe fetare dhe plazhe përgjatë brigjeve të liqenit të Ohrit që të mund të kenë akses edhe personat me aftësi të kufizuara.

Organizata jo qeveritare  "Poraka Nova" nga Struga është organizata e parë në vend, e cila u bë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare dhe Rrjetit Evropian për Turizëm të arritshëm.

“Tashmë po fillojmë projektet për futjen e turizmit të aksesueshëm dhe shpresojmë që në një të ardhme të afërt të hapim një ndërmarrje sociale që do të ofronte shërbime dhe produkte në lidhje me aksesueshmërinë dhe turizmin e arritshëm në përgjithësi që do të ofroheshin jo vetëm në nivel në Maqedoni por dhe në Ballkan” – tha Anita Gagoska nga Organizata “Poraka Nova” Strugë.

Ka dhjetë vjet që ka një projekt për ndërtimin e plazhit për personat me aftësi të kufizuara, por është ngecur për shkak të Planit të Menaxhimit të Liqenit të Ohrit. OJQ-të thonë se plazhi mund të ndërtohet nga materiale natyrore dhe në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.

“Ne kemi trembëdhjetë apartamente, mbi 600/700 persona me aftësi të kufizuara fizike vijnë nga vendi. Është për të gjithë evropianët, ose për të gjithë botën. Është mirë sepse ato shohin se në Ohër në këtë vend ka plazh për personat me afëtis të kufizuara dhe do të vijnë të kalojnë verën në liqenin e Ohrit pikërisht për shkak të atij plazhi” – deklaroi Venko Golaboski nga Shoqata “Mobilnost”.

Bota është shumë përpara në fushën e turizmit të arritshëm për personat me aftësi të kufizuara. Për të lehtësuar aksesin e personave me aftësi të kufizuara në atraksionet turistike përdoren inteligjenca artificiale, aplikacione celulare, ashensorë dhe shtigje speciale. (Ilmije Zhaku, TVM2)