Lufta në Ukrainë, 1.5 milion refugjatë
Më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina....

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje gjatë 11 ditëve të luftës, kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë, nuk ka ndodhur në këtë mënyrë që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.
“Rradhët përgjatë kufirit tani janë dhjetëra kilometra të gjata dhe disa njerëzve u duhet të presin me ditë për të kaluar kufirin.Ka të ngjarë që nëse ofensiva ushtarake vazhdon dhe qendrat urbane goditen njëra pas tjetrës, do të shohim gjithnjë e më shumë njerëz me më pak burime dhe duke ikur. Kjo nuk ka ndodhur as në Luftën e Dytë Botërore” – tha Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi.
Polonia e cila ka pranuar mëshumë se 1 milion refugjatë, i mirëpret me ushqim dhe veshëmbathje refugjatët.
“Gjëja më shqetësuese është se si vijnë me fëmijë shumë të vegjël dhe duhet të presin disa orë të tëra në këtë të ftohtë për të arritur diku tjetër. Mundohemi që refugjatëve tu ofrojmë ndihmat e para" – tha një aktiviste humanitare.
“Fluksi më i madh i refugjatëve është gjatë ditës, njerëzit vinë turma turma dhe atëherë ne shpenzojmë më shumë gjëra. Është acar, kështu që po shpërndajmë batanije dhe po përpiqemi të ndihmojmë këdo që vjen." – thotë një aktivist humanitar polak.
“Po bien bomba, po vdesin njerëz, po vdesin fëmijë, më dhemb shpirti shumë, jam nga Ukraina, por jetoj në Poloni.Kam ardhur këtu për familjen time. Unë jam duke pritur për ata. Unë u jam shumë mirënjohës polakëve për ndihmën e tyre” – tha një ukrainase me shtetësi të Polonisë.
Moldavia thotë se që nga fillimi i luftës, vendi ka pranuar mbi 230 mijë refugjatë nga Ukraina, dhe se ka nevojë urgjente për asistencë ndërkombëtare. Deri tani 1.5 milion ukrainas janë larguar nga vendi për shkak të luftës, afro 1 milion janë futur në Polonin një pjesë e tyre kanë vazhduar nëpër vende e BE-së. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
