Fakulteti Pedagogjik, perspektivat - studentët: E Duam mësuesinë, pagat duhet të rriten

06.03.2022 21:12

Studentët e fakultetit Pedagogjik....

Studentët e fakultetit Pedagogjik shprehin interes për të studiuar në drejtimet parashkollore dhe të mësuesisë edhe përskaj faktit se pagat në arsim janë të ulta. Studentët e anketuar për TVM 2, mbeten me shpresë se puna në arsim do të barazohet me sektorët tjerë, dhe motivi i tyre për të punuar në arsim do të jetë edhe më i madh.

“Të qenit mësuese të jep një mundësi dhe privilegj më shumë që ti të formësohesh dhe të mësosh gjeneratat e reja dhe të bësh një impakt në shoqërinë tonë,  pa marrë parasysh pagat e ulëta apo gjithçka tjetër. Mendoj se edhe orari mësimor është shumë miqësor dhe i përshtatshëm për një femër” – tha një studente e Fakultetit Pedagogjik.  

Edhe pse me kalimin  e kohës pagat në drejtimin pedagogjik apo si arsimtar janë të ulëta, edhe pse duhet të jenë të larta sepse arsimtarlt doktorët janë mbrojtës për shtetin,  por me shpresën se do të rriten pagat dhe për vullnetin dhe dëshirën që kam të punoj me fëmijë e zgjodha këtë drejtim.

Mehmeti: Arsimi të barazohet me sektorët e tjerë

Lulzim Mehmeti, Dekan i Fakultetit Peagogjik  në USHT, i bën thirrje MASH-it dhe komunave që të bashkepëunojne me Fakultetet për të rekomanduar studetë meritorë dhe të përkushtuar për mësuesinë.

Ai për TVM2 thotë se në fakultetin Pedagogjik vitet e fundit regjistrohen vetëm studentë me notë të lartë mesatare. Kjo do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së profesionit mësues, megjithatë MASH dhe komunat duhet tu japin përparësi studentëve më të mirë për punësim.

“Natyrisht ne kemi edhe studentë që kanë qenë të shkëlqyeshëm, që janë studentë me të vërtetë ekselent që meritojnë të jenë mësimdhënës dhe do të bëja apel  deri te MASH, te sektori për arsim i komunave që të bashkëpunojnë me ne dhe ne mund tua rekomandojmë studentët ekselent që përfundojnë fakultette tona që të kenë prioritet për punësim” – tha Dekani i Fakultetit Pedagogjik në USHT, Lulzim Mehmeti.

Në fakultetin Pedagogjik çdo pesë vite akreditohen programe të reja studimore dhe të njejtat përshtaten konform reformave në sistemin arsimor. (Flutura Latifi, TVM2)