Maqedoni

Ndërprerje e energjisë elektrike në disa rajone në Maqedoni

29.12.2014 15:25

EVN Maqedoni informon se në disa rajone në vend ka ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike për shkak të defekteve në largpërçues prej 110 kilovoltësh dhe 35,20 dhe 10 kilovoltësh...

Siç citohet, ka ndërprerje në komunn e Strugës, Dibrës, Qendra Zhupa Mavrovë -Rostushe në lidhje prej 110 kv, në komunën e Debarcës, 110 kv, në rajonin e Kumanovës - Vishnicë, Nikushtak në lidhje 20 kv, në rajonin e Shkupit -Tisovicë, Gumalevë, Dobrinë, Strahojadicë në lidhje 10 kilovoltëshe dhe në Kondovë, Saraj, Matkë në lidhje prej 35 kilovoltëshe, në Kërçovë në Staroec, Karabunicë, Vraneshticë, Cer dhe Prostranje 2- kv, në Resnjë në vendbanimet përreth liqenit të Prespës Oteshevë, Stenjë, Ljubojnë, Brajcinë, Jankoec, Krushje, Zlatari në lidhje prej 10 kv,  në rajonin e Prilepit - Topolçani, Kanatlarci, Ivanjevci në 35 kv, në rajonin e Velesit - Drenovë, Lisiçe, Vranovci i Epërm,  në 10 kv dhe në rajonin e  Manastirit nuk ka energji  në Molikë, Tërnovë Magarevë në lidhje prej 10 kv.
 
Citojnë se për shkak të  motit të keq të përcjellë me reshje të shumta të borës dhe me erë, rrjeti distributiv i EVN Maqedoni në rajonin e Dibrës, Strugës dhe Ohrit ka pasur dëme të mëdha. Difektet më të shpeshta janë në largpërçuesit  prej 35 dhe 10 kilovolt, te të cilët për shkak të reshjeve të mëdha të borës, shtyllat  janë rrëzuar dhe janë shtrembëruar. Theksojnë se  edhe përkundër terrenit të vështirë, ekipet kanë bërë përpjekje të mëdha dhe punojnë në mënyrë të vazhdueshme për mënjanimin e difekteve.
 
EVN citon se ende ka ndërprerje në lidhjet pej 110 kv të SHA MEPSO në Vrutok  drejt Shpiljes,  kjo është lidhja e dytë për Strugën dhe Ohrin.
 
Ekipet e EVN-së punojnë për mënjanimin e difekteve në rrugët në Ohër ku ka shumë kabllo të këputura dhe shtylla të rrëzuara. Problem të madh për ekipet e EVN-së, siç thuhet në njoftim  është  pakalueshmëria në rrugën Strugë dhe Dibër, kështu që ekipe plotësuese  nuk kanë mundësi që të arrijnë për mënjanimin e difekteve në rrjetin distributiv.
 
Nga EVN-ja citojnë se ekipet janë në terren dhe presin që ndërprerjet të sanohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Theksojnë se pengesë e madhe paraqesin rrugët e pakalueshme dhe apelojnë  që kompetentët të bëjnë përpjekje për pastrimin e rrugëve që të zvogëlohet koha e mënjanimit të difekteve./MIA