Maqedoni

Parashikimi i motit

07.03.2022 09:05

Gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga vranësira të shoqëruara me reshje të kohëpaskohshme lokale...

Gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga vranësira të shoqëruara me reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht të borës. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior drejt atij veriperëndimor.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3°C deri në 3°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 3°C deri në 10°C.
 
Në Shkup moti do të jetë gati i njëjtë, me reshje të shiut dhe në disa vende me reshje të borës ku temperatura minimale do të arrijë deri në -1°C kurse maksimalja do të arrijë në 6°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë i vranët me reshje të borës dhe me temperatura të ulëta, të cilat të mërkurën do të jenë nën mesataren për këtë periudhë kohore.