Maqedoni

Shkup, sanksionohen 137 shoferë, 29 pa patentë shofer

07.03.2022 09:26

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 sanksione, 
 
Njëzet e nëntë gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, njëzet e tre gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, trembëdhjetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dhjetë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, tetë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, gjashtë sanksione për shoferë fillestar.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.