Maqedoni
Shënohet 7 marsi, dita e mësuesit
07.03.2022 09:41
Si çdo vit tjetër edhe sivjet në vendin tonë me aktivitete nga më të ndryshmet nëpër shkollat e vendit po shënohet 7 Marsi- Dita e mësuesit.

Si çdo vit tjetër edhe sivjet në vendin tonë me aktivitete nga më të ndryshmet nëpër shkollat e vendit po shënohet 7 Marsi- Dita e mësuesit.
Kjo datë na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj. Dita e Mësuesit është festë kombëtare dhe nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare. Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë.
Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
