Botë
Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha në Shkodër
07.03.2022 12:30
Në Shqipëri, vijon numërimi për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të Shqiperise....

Në Shqipëri, vijon numërimi për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të Shqiperise.
Partia Socialiste rezulton fituese në të paktën 2 bashki, Vorë e Rrogozhinë, ku procesi është mbyllur, dhe udhëheq me diferencë në 3 të tjera (Durrës, Lushnje e Dibër), përveç Shkodrës, ku në krye, me më shumë vota, është Bardh Spahia, kandidati i lëvizjes së ndërmarrë nga kryeministri Sali Berisha, në garë në emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që formalisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane.
Kandidatët e Sali Berishes, kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha, përveç Rrogozhinës.
