Maqedoni

Konferencë: “Arsimi në kohën e Kovid krizës”

07.03.2022 13:19

Intereneti dhe pandemia e Kovid 19 e kanë ndryshuar në mënyrë drastike botën në dy dekadat e fundit....

Intereneti dhe pandemia e Kovid 19 e kanë ndryshuar në mënyrë drastike botën në dy dekadat e fundit. Kjo ndikon edhe në mënyrën e zhvillimit të mësimit u tha në konferencën ndërkombëtare me temë “Arsimi në kohën e Kovid krizës” të Organizuar nga Fakulteti i shkencave shoqërore të Nova Goricës nga Sllovenia, me çrast u shpalosën përvojat e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë“.                                                          
“Pandemia e Kovid 19, moment më kritik në historinë moderne, me ndikim të gjërë ndaj të githa sferave të jetës, është pikë kthese në zhvillimin e arsimit në Maqedoninë e Veriut. E ndryshoi të kuptuarit nga ana e shoqërisë të sistemit të fitimit të diturive, aftësive dhe qëndrimeve, niti rikthim të shpejtë dhe të përgjithshëm të praktikave arsimore nëpërmjet depërtimit të digjitalizimit në procesin arsimorë dhe shërbimet arsimore dhe dëshmoi se mund të krijojmë proces edukativo arsimorë të bazuar në ndryshime dhe dridhje. Kjo nuk ishte aspak e thjeshtë e as proces i përfuduar.”, tha Aneta Tërpevska, sekretare shtetërore në MASH.
 
Por ajo theksoi se shkolla është vendi më i mirë për zhvillimin e procesit arsimorë, prandaj këtë vit shkollorë mësimi po zhvillohet me prani fizike. Rreth 1.400 student nga Maqedonia e shfrytëzojnë mundësinë për shkollim pa pagesë që e mundëson Sllovenia për të rinjët e Ballkanit perëndimor për studime deri diplomike dhe post diplomike, duke i sjellur në vend standarset evropjane theksoi ambasadori slloven në Shkup. 
 
“Shum prej tyre mbeten në Sloveni, por njëkohësisht dëshirojmë që shumica të kthehen në vendlindje dhe këtu ti shfrytëzojnë njohuritë e tyre. Është shum e rëndësishme që MAqedonia ti sjell standardet evropjane në vend, pa marr parasyshë kur zyrtarisht do të fillojnë bisedimet për anëtarësim me BE-në, sepse kjo bëhet që të gjtih këta të rinjë të jetojnë të jetojnë shtet me prosperitet të përgjithëm.”, tha Millan Predan, ambasador i Sllovenisë në Shkup.
 
Në konferenëu theksuan edhe problemet me të cilat përballen istitucionet  arsimore si mungesa e inrastrukturës digjitale, trajnimi jo I mjaftueshëm I kuadritarsimorë për aplokimin e teknologjisë digjitale në arsim dhe mungesa e kuadrit për përkrahje teknike, për mësim online. 
 
GYLTENE SINANI