Maqedoni
Ollumçev: Piku i infektimeve me Omikron kaloi
07.03.2022 14:19
Ditëve të fundit gjendja me pandeminë është përmirësuar dukshëm pasi piku i infektimeve me lloin Omikoron...

Ditëve të fundit gjendja me pandeminë është përmirësuar dukshëm pasi piku i infektimeve me lloin Omikoron të virusit korona tanimë kaloi vlerësojnë epidemiologët. Piku i fundit ishte kur u infektuan nxënësit e shkollave të mesme thot epidemiologu Ollumçev sipas të cilit edhe nëse ka raste të reinfektimit nuk ka nevojë për panikë.
“Është evidente se ka filluar rënia pasi kemi numër shum më të vogël infektimesh pasi në valën e fundit që ishte nga fundi i muajit të kaluar u evientua piku i infektimeve por mesiguri kaloi dhe numri më i madh target popullsisë u infektua. Ata ishin nxënësit e shkollave të mesme pasi shkollat fillore e kishin kaluar.”, tha Sasho Ollumçev, Infektolog.
Informacionet e para të komisionit për sëmundje infektive flasin se skriningu do të rezultojë me përqindje të lartë të popullsisë me imunitet.
“Kemi rreth 80% të popullsisë me imune një e dhënë që duhet të na gëzojë të gjtihve pa marr parasyshë nëse bëhet fjalë për vaksinim apo kalim të virusit.”, tha Ollumçev.
Ollumçev thot se vaksinimi megjithate duhet vazhduar pasi ajo ndihmon personat me imunitet të dobët që ta kalojnë sa më mirë infektimin me Kovid 19. Shtabi i koordinues i krizës dhe Qeveria sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive pritet të sjellin vendim për zbutjen e masave. Nga Qeveria kanë sjellur vendim që orët e edukatës fizik të mbahen pa maska mbrojtëse. Ky vendim është marrë në koordinim me një grup të prindërve ndërsa është në përputhje me rekomandimet e OBSH-së, thonë nga qeveria.
SANIJE DURAKU
