Maqedoni
Osmani për listën ruse: Nuk jemi informuar zyrtarisht
07.03.2022 14:44
Minsitria e Punëve të Jashtme nuk është informuar zyrtatisht për listën ruse të armiqëve...

Minsitria e Punëve të Jashtme nuk është informuar zyrtatisht për listën ruse të armiqëve e cila u publikua në media të vendit dhe ndërkombëtare në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut, thotë ministri i jahstëm Bujar Osmani. Ndërkohë njoftimin e ambasadës së Rusisë se po dokumenton të gjitha aktivitetet kundër Moskës, ministri Osmani e quajti kërcënim klasik dhe komunikim jonormal mes dy shteteve, për të cilën tha se dikasteri që drejton ai do të ketë shpejt përgjigje. Në raport me Rusinë nuk gjykojmë në mënyrë bilaterale por në kuadër të BE-së dhe NATO-s, theksoi, Osmani.
“Ne nuk jemi informuar zyrtarisht në raport me ndryshimin e federates ruse, konkretisht në raportin me shtetin tonë. Pozicioni ynë ndaj federatës ruse në kontekst të këtij agresioni është treguar qartë, e manifestuar publikisht dhe ne do t’i bashkohemi të gjitha vendimeve të BE-së, në dënimim por dhe në definimin e raportit që do t’a kemi me federatën ruse. Këtë do ta bëjmë në koordinim me BE-në dhe jo në baza të vendimit dypalësh.”, tha ministri i jahstëm Bujar Osmani.
Duke folur për konfliktin në Ukrainë dhe impaktet në Ballkanin Perendimor, Osmani sërish me qëndrimin se përshpejtimi eurointegrues i rajonit, mbyll mundësinë për rrezik të mëtejmë.
“Politika e zgjerimit duhet të shihet si politikë e sigursë, politikë e konsolidimit të arkitekturës së sigurisë së Evropës në këtë pjesë.”, tha Osmani.
Në brifing me gazetarë ministri Osmani njoftoi edhe për kthimin e 10 shtetasve tanë nga Ukraina dhe vazhdimin e evakuimiini të qytetarëve tjerë të RMV që ndodhen në zonat e rrezikuara në Ukrainë, ndërsa shtoi se deri më tani, nuk ka pasur kërkesa nga Ukraina për strehimin e shtetasve ukrainas në vendin tonë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
