Maqedoni

LSDM: Mickovski ska kompetencë të hap tenderë

07.03.2022 15:14

LSDM e ka parë si mundësi për krim dhe korrupsion deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski...

LSDM e ka parë si mundësi për krim dhe korrupsion deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski se në fazë përfundimtare është sigurimi i 100 autobusëve elektrik për qytetin e Shkupit. Partia në pushtet ka ftuar organet kompetente të shqyrtojnë dhe veprojnë për këtë skandal.

“Hristijan Mickovski publikisht tha se ka negociuar me kompani dhe se ka qenë në fazë përfundimtare për përgaditjen e dokumentacioneve të tenderit për sigurimin e autobusëve në Qytetin e Shkupit. Kjo deklaratë është bazë për korrupsion dhe krim të mundëshëm. Për këtë qëllim pranë objektit të Qytetit të Shkupit e pyesim Kryetaren Daniella Arsovska ,në çfarë cilësie dhe në emrin e kujt Hristijan Mickovski ka negociuar për sigurimin e outobusëve. Si mund të përgadisë tender ndërkombëtarë Kryetarë i partisë dhe në emrin e kujt. Nëse për shkak të Mickovskit është ndërprerë trasporti për autobusin e shpejtë në Shkup, i mbështetur nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvilllim.”, tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së.

VMRO-DPMNE: LSDM është kundër autobusëve elektrik
 
Por nga VMRO-DPMNE kunndërpërgjigjen se angazhohen për projekte teksa LSDM është kundër sigurimit të 100 autobusëve elektrik që do të përgjsmonin ndotjen e ajrit.
 
“Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, paralalajmëron projekte në mesin e të cilave edhe projektin e madh për sigurimin e më së paku 100 autobusëve elektrik si person i cili morri mbështetjen e shumicës nga populli në zgjedhjet e fundit dhe si lider i VMRO-DPMNE -së që mban fjalën e premtuar. E kuptojmë nervvozizmin në LSDM që kanë mungesë pune tek institucionet që kontrollojnë ata, e gjithë energjinë e harxhojnë për destruksione dhe dezinformata.”, tha Naum Stoilkovski, deputet VMRO-DPMNE-së.
 
Në prill të vitit të kaluar, qeveria mori kredi nga BERZH-i në vlerë prej 70 milionë euro për futjen e konceptit të ri të transportit publik në Shkup, përkatësisht metronë e autobusëve nga Gjorçe Petrovi në Novo Liliçe dhe nga Buteli në Kisella Vodë. 
 
Arsovska menjëherë pas marrjes së detyrës si Kryetare e qytetit të Shkupit tha se nuk do ta realizojë, pasi qytetarët e votuan projektin e saj për 250 autobusë të rinj dhe transport publik falas.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI