Botë
Kriza në Ukrainë, Rusia: Ukraina të heq dorë nga blloqet ushtarake
07.03.2022 15:36
Në tavolinën e bisedimeve ruso ukrainase nis raund i ri i bisedimeve. Delegacioni rus arriti në qytetin Brest të Bjellorusisë...

Në tavolinën e bisedimeve ruso ukrainase nis raund i ri i bisedimeve. Delegacioni rus arriti në qytetin Brest të Bjellorusisë për ti vënë fund konfliktit, por me kërkesën që Kievi të përmbush kërkesat ruse, ka njoftuar Dimitrij Peskov, zëdhënësi I presidentit rus Putin. Pala ruse kërkon çmilitarizim të Ukrainës, heqje dorë nga anëtarësimi në ndonjë bllok ushtarak, njohjen e Krimesë si territor rus, njohjen e Donjeckut dhe Luhanskit si shtete të pavarura.
“Do të duhet të miratojnë amendamente në kushtetutë, sipas të cilave Ukraina në të ardhmen do të heq dorë nga përpjekjet për tu kyçur në cilin do bllok ushtarak.”, tha zëdhënës i presidentit rus, Dimitrij Peskov.
Zelenski: Të bojkotohet nafta ruse
Presidenti I Ukrainës Volodimir Zelenski në paraqitjen e fundit ka kërkuar sanksione të reja kundër Rusisë, pasiqë invanzioni I vazhdueshë rus, sipas Zelenskit flet se Putin nuk ka hequr dorë nga planet e tij kundër Rusisë.
“Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës. Ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh, bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës nga Rusia.”, tha president i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
BE planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë
Presidentja e komisionit europian Ursula Von Der Lejen ka pohuar se po shqyrtohen sanksione shtesë ndaj Rusisë. Për sanksionet në fjalë është shprehur edhe sekretari I shtetit amerikan.
“Me evoluimin e situatës në Ukrainë, ne kuptohet se punojmë në sanksione shtesë. Ne duhet të heqim qafe varshmërinë nga gazi rus dhe nafta. Do të diskutojmë se si tregu i energjisë të mbetet efikas pavarësisht çmimit të lartë në gazit që është imponuar nga lufta e Putinit.”, tha tha Ursula von der Lejen, kryetare e KE-së.
Anëtarësimi i Ukrainës në BE diskutohet të enjten
Liderët e BE-së pritet të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE në samitin joformal në Paris të enjten.
“Solidariteti i BE-së, miqësia dhe asistenca e paprecedent për Ukrainën është e palëkundur. Ne do të diskutojmë aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në ditët në vijim”, ka shkruar Michel në Twitter.
Në raundin e dytë të bisedimeve dyja palët arritën që të formohen koridore humanitare për civilë në zonat e luftës, e që sipas Ukrainës, Rusia nuk po I përmbahet dakordimit.
MERALE ISMAILI
