Botë
Zelensky: Ushtria ruse po vret qëllimisht civilët
07.03.2022 16:15
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoiftuar për të paktën 364 civilë të vrarë, që nga fillimi i invazionit ushtarak rus ndaj Ukrainës....

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoiftuar për të paktën 364 civilë të vrarë, që nga fillimi i invazionit ushtarak rus ndaj Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë për vrasje të qëllimshme të civilëve, ndërsa paralajmëroi ushtrinë ruse se forcat e tij “do të ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte” në Ukrainë.
“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë.”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Rusia: Koridor për largim të civilëve
Autoritetet ruse kanë njoftuar se kanë shpallur armëpushim dhe kanë hapur korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga disa qytete të Ukrainës. Sipas tyre rruga e koridoreve është nga Kievi, Kharkovi, Mariupoli dhe Sumi, rreth të cilave po zhvillohen operacione ushtarake ruse. Moska nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjaste armëpushimi, por shtoi se korridoret po hapen me kërkesë të presidentit francez Makron, i cili zhvilloi një bisede telefonike me liderin rus. Madje rusia e akuzoi Kievin për dështimin në evakuimin e civilëve nga Mariupoli.
“Sot në ora 10 sipas kohës në Moskë do të hapen 6 koridore humanitare. Detajet u janë paraqitur para kohe palës së Ukrainës si dhe foracave të specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe OSBE.”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjës të Rusisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se se civilët mund të niseshin për në Rusi dhe Bjellorusi dhe se armëpushimi do të monitorohej nga dronët. Ndërkohë zv kryeministrja ukrainase Veleshquk tha se janë të pa pranueshme koridoret e propozuara humaniate ruse dhe nuk ka ndonjë vërtetim nga ana e Ukrainës së armpushimi do të respektohet.
“Qyteti 6 ditë është pa rrymë pa ujë pa sistem sanitary, ngrohje dhe telefonë. Shumë e veështirë të mbildhen informacione. Kemi dëgjuar se këtë natë ka pasur bombardime të frikshme të qytetit dhe këtë mëgnjës ka pasur granatim të Mariupolit.”, tha Sergej Orlov, zëvednës i kryetarit të Komunës së Mariupol.
Vikendin e kaluar pati pati dy përpjekje të dështuara për një armëpushim dhe evakuimin e civilëve nga Mariupol dhe Volnovaha, por dështuan për një kohë të shkurtër, ku të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën.Qytetarët e Kievit ndërkohë po ruajnë shtëpite e tyre.
“Kryesisht ata janë njerëzit të cilët jetojnë në afërsi për shkak se mbrojtja teritorale përfshim sigurimin e infrastrukturës së banesave nga vet qytetarët.”, tha një luftëtarë i mbrojtjes teritoriale.
“Ka luftime në Puqi, Irbin, Kostomil. Një mund ta them se nuk da ta lëshojmë Kievin do të luftojmë deri në vdekjë nëse eshtë nevoja. Askush nuk dëshiron të vdesë por nëse është e nevojshme do të mbrojmë fëmijët dhe familjet tona.”, tha Vitali Klicko, kryetar i Kievit.
Autoritetet ukrainase njëherti kanë bërë apel për bojkotim global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën.
GAZMEND KURTISHI
