Kovaçevski: Deri në fund të vitit pensioni mesatarë do të arrijë 17 mijë denarë
Pensioni mesatar deri në fund të vitit....

Pensioni mesatar deri në fund të vitit parashihet të arrijnë në rreth rreth 17.300 denarë nga 15.876 denarë, sa ishte vitin e kalaur, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas takimit me kryetaren e Lidhjes së Pensionistëve, Stanka Trajkova.
Kryemisnitri tha se javën e kaluar, nëpërmjet dialogu të hapur me pensionistët, është dakorduar rritje e vazhdueshme e pensioneve, që synon rritjen e standardit jetesorë të pensionistëve.
“Pranuam modelin e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, i cili e propozoi si një metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pensioneve. Atë që premtuam përmes dialogut me pensionistët po e realizojmë sa më shpejt dhe do të fillojë të zbatohet me pensionin e shtatorit. Veprat flasin vetë dhe sot dëgjova propozime të tjera konstruktive që janë me interes për pensionistët dhe do të shqyrtohen me ministritë resore”. – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
“Lidhja e pensionistëve të Maqedonisë për gati një vit ka dhënë propozime për ndryshimin e formulës për harmonizimin e pensioneve dhe pas dy takimeve të punës epilogu është pozitiv – pensionet si zgjidhje sistematike dhe ligjore do të harmonizohen dy herë në vit me 50 për qind të rritje të pagave të të gjithë punëtorëve dhe për 50 për qind rritje të kostos së jetesës” – u shpreh Stanka Trajkova nga Lidhja e Pensionistëve.
Pensionistët do të fitojnë tremijë denarët ndihmë direkte financiare për gati 330 mijë pensionistë edhe të nga 1000 denarë shtesë do të marrin në muajit mars, prill dhe maj, të cilat do t’i paguajë Fondi Pensional. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
