Kovaçevski, kemi rrezerva të mjaftueshme me naftë

07.03.2022 18:19

Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, thotë se vendi ka furnizim të pandërprerë me naftë dhe derivate të naftës. Sipas tij aktualisht vendi ka rezerva të mjaftueshme dhe furnizim të rregullt në popat e benzinës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka furnizim të pa penguar me naftë dhe derivate të naftës. Ajo nuk është prekur nga ndërprerja e zinxhirit të furnizimeve pasi ne me naftë dhe derivate të naftës furnizohemi nëpërmjet Greqisë. Në vend ka sasi të jaftueshme të naftës dhe derivative të naftës si në pompat e benzinës ashtue dhe në rezenrvat shetetërore. Ajo që po ndodh në pompat e benzinës ndodh për shkak spekulimevepasi duke e ndjekur çmimet e berzave botërore të atyre që shesin naftë dëshirojnë të nxjerrin siç e quaj un fitim të luftës. Atë un nuk e arsyetojë edhe në bazë të sjelljes ligjore, e dyta edhe nga arsye etike  duke deshur të përfitojnë, ndërsa ai shtoi se kompanitë duhet të sillen në mënyrë etike duke i dalur kështu në ndihmë qytetarëve” – tha Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE, të ulen akcizat për naftë dhe derivatet e saj

Por nga VMRO-DPMNE propozojnë uljen e akcizave të naftës dhe derivative të sajë, që të ulet ngarkesa financiare ndaj qytetarëve.

“Akciza e benzinës arrinë në 22 denarë, ndërsa TVSH paguajmë 13 denarë, ato janë 35 denarë për litër të dhëna ndaj shtetit. Akciza për dizel është 15,5 denarë, ndërsa TVSh paguajmë 11, 5 denarë,  apo gjithsejt 27 denarë të dhëna ndaj shtetit për një litër” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Çmimi i naftës të papërpunuar në bursat botërore ku ka arritur kufirin prej 128 dollarë për fuçi. SHBA dhe BE po shqyrtojnë mënyrën se si të rikuperojnë furnizimet e tyre me naftë nga Rusia, pasi furnizuesit kryesorë të naftës si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë kapacitetin e kërkuar.

Vendi eksporton rreth 7 milionë fuçi naftë në ditë ose 7% të konsumit global. (Sedat Selimi, TVM2)