Shënohet 7 marsi, komuna Çair dekoron mësuesit, veteranët

07.03.2022 18:56

Komuna Çair dekoron mësuesit...

“Është një ditë e veçantë si për mua si për çdo mësues se me këtë janë vënë gurthemelet e arsimit të shqiptarëve dhe shpresoj se çdo arsimtar që është dhe vjen në të ardhmen do të punojë me përkushtim të madh” – theksoi mwsuesja, Muzafere Sinani.

“Mendoj se edhe gjeneratat e reja janë duke shkuar hapave tanë, shumë më shpejt dhe më mirë se ne, sepse kushtet i kanë më të mira se ne” – u shpreh mwsuesi, Mwsuesi, Idaver Ademi. 

“Kam dhënë çdo gjë nga vetja, por edhe në të ardhmen do të kontribuoj për arsimimin e gjeneratave të reja, sepse një popull zhvillohet dhe ngritet vetëm me shkollim” – tha Muzafer Rexhepi, kwshilltarw pwr Arsim.  

“Një urim shkon sot për të gjithë mësuesit ata që i dhanë dhe japin dritë, frymë dhe shpirt kombit. Gëzuar 7 Marsin mësues të nderuar mirënjohje ndaj veprës suaj dhe suksesit në misionin tuaj fisnik që keni përcjell dije dhe vlera qytetare” – u shpreh Ministri i Arsimit, Jeon Shaqiri. 

“Ne si komunë jemi munduar për të krijaur hapsira të reja në shkolla, për të vendosur inventar të ri, që të kenë kushte sa më të mira nxënësit , digjitalizimin e kemi përfundu por edhe kemi vendos tableta të mençur të cilat janë  kërkesë e kohës së sotme” – tha Kryetari i Komunws sw Çairit, Visar Ganiu. (Flutura Latifi, TVM2)