KRRE, benzina 5,50 denarë, dizeli për 10 denarë
Nga mesnata rritet çmimi me pakicë i benzinës....

Nga mesnata rritet çmimi me pakicë i benzinës për 5,50 denarë për litër, ndërsa dizelit për 10 denarë. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për 9,00 denarë. Siç njoftojnë nga Komisioni Rregullatorë i energjetikës, EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 89,50 denarë për litër. EUROSUPER BS – 98 për 91,50 denarë, ndërsa EURODIZEL BS 85,50 denarë për litër. Kjo ka bërë që qytetarët të vërshojnë pompat e benzinës, duke shkkatuar rradhë të gjata.
“Duket se do të rriten çmimet ende. Si të gjith kam frik se do të rriten çmimet”.
“Normalisht se friksohemi nga shtrenjtimi me 300 euro rrogë si most ë frikësohemi”.
Nuk e dimë se sa do të mund të kursejmë nga ajo që do të furnizohemi sonte, mvaret por duhet të presim për naftë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Pas vendimit për shtrenjtimin e derivative KRRE-ja e ka informuar Qeverinë për gjendjen në sektorin e naftës dhe analizat i janë vënë në dispozicion për marrjen e vendimeve për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Por nga KRRE thonë se derivate të naftës ka mjaftueshëm, problemi është çmimi i lartë, që e ka kapluar jo vetëm vendin por edhe të gjithë Evropën. (Fitim Kryeziu, TVM2)
