Ukrainë, forcat ruse sulmojnë konsullatën e Shqipërisë

07.03.2022 19:45

Ushtria ruse nuk po kursen as objektet....

Ushtria ruse nuk po kursen as objektet e misioneve diplomatike në Ukrainë.

Njëftohet se është sulmuar edhe Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Konsullata ndodhet në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ndaj saj ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15. Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytetin  e Kharkovit ka njoftuar se stafi i misionit diplomatik ndodhet në vend të sigurt.

“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u garantua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhet në njoftimin e konsullatës.