Bisedimet Ukrainë-Rusi, përfundoi pa marrëveshje edhe takimi i tretë

07.03.2022 20:40

Përfundoi pa marrëveshje edhe raundi i tretë...

Përfundoi pa marrëveshje edhe raundi i tretë i negociatave mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë që u zhvillua në Bjellorusi.

Negociatori ukrainas Mikhail Podoljak, ka thënë se ka zhvillime të vogla pozitive sa i përket çështjes së sigurisë së korridoreve humanitare.

“Ka përparim në përmirësim të logjistikës së korridoreve humanitare, konsultimet intensive kanë vazhduar për armëpushim dhe garanci për sigurinë”, ka thënë ai në Twitter.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia të Turqisë, sipas ministrisë së jashtme ruse, por ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Të enjten edhe Liderët e BE-së pritet të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE në samitin joformal në Paris.