Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
08.03.2022 09:45
Sot shënohet 8 Marsi...

Sot në mbarë botën shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kjo ngjarje daton nga 8 marsi i vitit 1857, kur rrobalarëset e Nju -Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Për nder të kësaj dite, kryesisht dhurohen lule, por edhe dhurata të tjera të cilat ka simbolin e dashurisë dhe respektit.
