Kroacia heq akcizën për naftë dhe benzinë
08.03.2022 10:00
Kroacia heq akcizën për naftë e benzinë...

"Kroacia heq akcizën për naftë e benzinë, nga sot ulen çmimet e derivateve
Kroacia është shteti i parë evropian që ka marrë masa konkrete për të ndihmuar popullin pas rritjes së madhe të çmimeve të derivateve.
Kryeministri kroat, Plenkoviq ka vendosur uljen e përkohshme të akcizës për naftë e benzinë.
“Qeveria është duke rregulluar marzhën e tregtarëve të naftës dhe duke ulur përkohësisht akcizën për naftën dhe benzinën për të zbutur rritjen e çmimeve” ka thënë Plenkoviq.
Në Kroaci, nga sot çmimi i naftës do të jetë 12,53 kuna apo 1.65 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinit do të jetë 12.19 kuna, që i bie 1.62 euro për litër.
