OKB, po afrohet numri prej dy milion refugjatë ukrainas
Numri i refugjatëve ukrainas....

Numri i refugjatëve ukrainas po i ofrohet shifrës prej dy milionësh thonë nga OKB.
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se pret që numri i njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë, të arrijë shpejt në dy milionë.
“Unë mendoj se do ta kalojmë shifrën prej 2 milionësh sot, ose ndoshta më së voni nesër”, tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.
Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar të hënën se numri i të zhvendosurve ukrainas ka kaluar 1.7 milion, prej të cilëve rreth 1.2 milion kanë hyrë në Poloni.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për miliona të zhvendosur nga Ukraina.
Ndërkohë Kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, paralajmëroi se konflikti në Ukrainë mund t’i rrisë edhe çmimet globale të ushqimit dhe të ketë ndikim katastrofik për më të varfrit në botë.
