Banka Botërore, 723 milion dollarë ndihmë Ukrainës
Banka Botërore ka ofruar një fond prej 723 milionë dollarësh.....

Banka Botërore ka ofruar një fond prej 723 milionë dollarësh ndihmë për Ukrainën.
Sipas saj, ky financim emergjent i vjen në ndihmë Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.
“Grupi i Bankës Botërore po ndërmerr veprime të shpejta për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj përballë dhunës dhe përçarjes ekstreme të shkaktuar nga pushtimi rus”, tha në një deklaratë presidenti i bankës, David Malpass.
Pjesë e këtij financimi janë edhe shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.
Banka tha se po vazhdon të punojë për një paketë tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm për vendin.
Presidenti i bankës, premtoi ndihmë shtesë për vendet fqinje që po pranojnë më shumë se 1.7 milion refugjatë, të cilët janë kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.
