Botë

Aeroplani indonezian ka përfunduar në oqean

29.12.2014 17:09

Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur të “AirAsia”, ndërsa mendohet se avioni mund të ketë përfunduar në fund të detit...

Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur të “AirAsia”, ndërsa mendohet se avioni mund të ketë përfunduar në fund të detit, këtë e ka thënë kreu i Agjencisë së Kërkim-shpëtimit në Indonezi, Bambang Soelistyo. Ndërkohë që familjarët e pasagjerëve të aeroplanit të zhdukur presin në aeroportin ndërkombëtar të Juandës, në Surabaya.
 
Avioni  indonezian “AirAsia”, i cili po udhëtonte nga qyteti indonezian Surabaya për në Singapor, të dielën, me 162 persona në bord, u zhduk pasi pilotit nuk iu dha leje për të ndryshuar kursin e fluturimit. Shumë prej personave në bord po udhëtonin që të kalonin festat e fundvitit me familjet. 
 
Sipas raporteve në media, të afërmit e tyre nuk dorëzohen, por vazhdojnë të luten për një mrekulli. Disa zëra kanë nisur ta quajnë 2014-tën vitin e tragjedive për industrinë e aviacionit, ndër të cilat më e rënda është ajo e fluturimit “MH370” të zhdukur në muajin mars, e akoma të pagjetur.
 
ERSAN PAJAZITI