Rritja e çmimeve të derivateve, Rama: Do të ketë më shumë rritje, të jeni gati
08.03.2022 12:30
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama....

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arsyetuar rritjen e çmimit të derivateve të naftës me rritjen në tregun ndërkombëtar që është ndikuar nga lufta në Ukrainë.
Rama theksoi se të gjitha vendet duhet të përgatiten për çdo skenar të mundshëm, pasi lufta ka prekur të gjithë botën.
Arsyetoi ndërkohë çmimin e energjisë me faktin se Shqipëria nuk e ka rritur për familjet, siç ka bërë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
