Covid-19, 2 fatalitete e 340 raste të reja në 24 orë

08.03.2022 14:03

Nga 2557 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 340 raste të reja, 56 prej tyre ri-infektime....

Nga 2557 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan  340  raste të reja, 56 prej tyre ri-infektime.

Janë regjistruar 2 persona të vdekur një në Shkup dhe një në Kumanovë që vdiqën në kushte spitalore. Në statistikën e fataliteteve u shtua edhe 9 person me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, që realisht ka humbur jetën prej 16 shkurt deri 4 mars. Prej tyre 5 kanë vdekur në shtëpi, ndërsa 4 në spital. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te 8 persona janë regjistruar komorbiditete.

Të shëruarit në këto 24 orë janë 526, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 262 janë në Shkup. Numri i rasteve aktive aktualisht është 2.248, prej të cilëve 1.291 në Shkup.