Botë

Ukrainë, temperaturat shkojnë disa gradë nën zero

08.03.2022 15:04

Tragjedia që po ndodh prej dy javësh tashmë në Ukrainë, pritet të rëndohet edhe më shumë teksa meteorologët parashikojnë..

Tragjedia që po ndodh prej dy javësh tashmë në Ukrainë, pritet të rëndohet edhe më shumë teksa meteorologët parashikojnë që vendi do të përfshihet nga temperatura tepër të ulëta.
 
Në Kiev dhe Kharkiv, temperatura parashikohet të shkojnë deri në -20 gradë Celsius. Sigurisht që i ftohti i egër do të pengojë edhe avancimin e trupave ruse, por impaktin më të madh është e sigurt që do ta ndjejnë civilët, të cilët po largohen në masë nga Ukraina, për të shpëtuar jetën.