Prokuroria e Specializuar kërkon 6 vite burg për Gucatin dhe Haradinajn
Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë....

Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë, ka kërkuar nga gjykata që të dënojë kryetarin dhe nënkryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj me nga 6 vjet burgim dhe gjobë prej 100 euro, nën akuzën e pengimit të procedurës para kësaj gjykate dhe frikësimit të dëshmitarëve.
Mospagesa e gjobës në afatin e caktuar, duhet të rezultojë me një zgjatje të dënimit me burgim për një muaj, thuhet në përmbledhjen e fundit prej 156 faqesh të prokurorisë.
Në parashtresën e saj përfundimtare në gjykatë, prokuroria theksoi se vetëm dënimi me burg është i mjaftueshëm për sjelljen e të akuzuarit dhe se vetëm ai mund të parandalojë kryerjen e krimeve të ngjashme.
