Botë
Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme
29.12.2014 17:11
Parlamenti grek ka dështuar për të tretën herë të zgjedhë presidentin e shtetit, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare...

Greqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme në janar të vitit të ardhshëm, pasi ish-komisionari i Bashkimit Evropian, Stavros Dimas, sot i mori vetëm 168 vota, ndërsa kërkoheshin së paku 180 vota për t’u zgjedhur president.
Tani, brenda 10 ditësh, duhet të shpërndahet përbërja aktuale e parlamentit dhe të thirren zgjedhjet e reja.
Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen më 25 janar. Ndërsa paraprakisht ai kishte vlerësuar se zgjedhjet e reja do të ishin “shkatërruese” për Greqinë.
