Humbja në zgjedhjet e pjesëshme, Lulzim Basha mbledh kolegjin e kryetarëve

08.03.2022 15:23

Kryetari i Partisë Demokratike të shqipërisë, Lulzim Basha....

Kryetari i Partisë Demokratike të shqipërisë, Lulzim Basha, do të mbledhë në orën 17:00 të pasdites së të martës Kolegjin e KRYETARËVE të degëve të PD-së në të gjithë vendin.

Fokusi i këtij takimi do të jenë zgjedhjet e 6 marsit, në të cilat Partia Demokratike u rendit e treta, pas Partisë Socialiste dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Mbrëmjen e së hënës, shumë deputetë kanë dalë kundër Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në PD edhe Agron Gjekmarkaj, duke mbetur vetëm deputet i thjeshtë.

Një ditë më parë edhe mbështetësit kryesorë të deridjeshëm, Grida Duma dhe Ferdinand Xhaferri, kanë shprehur pakënaqësi ndaj Lulzim Bashës.