LSM: Barazi pa stereotipe dhe paragjykime

08.03.2022 15:26

Lidhja e Sindikatave uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas.....

Lidhja e Sindikatave uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke kërkuar barazi pa diskriminim gjinor dhe pa paragjykime.

“Stereotipet dhe kuptimet tradicionale retrograde janë ende të pranishme . Pa arsye të justifikuara,  gratë mbeten  fuqia më pak  e dëshiruar në tregun e punës, më pak gra janë në funksione udhëheqëse dhe në organe përfaqësuese.  Kjo reflekton negativisht në zhvillimin gjithëpërfshirës të shtetit sepse ne gratë jemi pothuajse gjysma e popullatës, edhe pse përballemi me qëndrime diskriminuese. Angazhohemi me vendosmëri për barazi dhe pozitë të barabartë në shoqëri, pa stereotipe dhe paragjykime . Vetëm kështu do të arrijmë zhvillim më të shpejtë dhe marrëdhënie dinjitoze në shtet me respektim të plotë të të drejtave të njeriut”, thuhet në urimin e LSM-së.