Maqedoni
Skrining i organizuar për detektim të kancerit në qafën e mitrës
08.03.2022 15:28
Kanceri i qafës së mitrës është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit tek femrat në botë....

Kanceri i qafës së mitrës është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit tek femrat në botë. Në vendin tonë me kancer të qafës së mitrës çdo vit diagnostikohen mesatarisht rreth 150 gra . Ministria e Shëndetësisë filloi skriningun e organizuar për detektim të hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Prej sot, përmes platformës skrining.mk, ju mund të caktoni kontrollin tuaj.
“Në kuadër të angazhimeve për mbrojtje të shëndetit femëror, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas informojmë se fillojmë me skrinig të organizuar për detektim të hershëm të kancerit të qafës së mitrës.”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Paltforma skrining.mk është e lidhur direkt me sistemin “Termini Im” dhe gjinekologu amë mund të marrë menjëherë informacion për pacientet e regjistruara e do të mundet më pas t’I njoftojë ato për terminin e caktuar. Skriningu përfshin femrat e moshës prej 36 deri në 45 vjeç, të cilat nuk kanë bërë PAP test në 3 vitet e fundit. Ekzaminimi në kuadër të këtij skrining për këtë grupmoshë është falas.
Në kuadër të Programit për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje, për këtë nënprogram sivjet janë ndarë rreth 11 milionë denarë
