Maqedoni
Xhaferi: Barazia gjinore do të thotë edhe ardhmëri e qëndrueshme
08.03.2022 15:33
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në urimin e tij me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsit...

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në urimin e tij me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsit, përkujton se barazia gjinore do të thotë edhe ardhmëri e qëndrueshme.
“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të uroj Ditën ndërkombëtare të gruas – 8 Marsin, dita kur shprehim nderimet dhe respektin ndaj forcës së gruas, ndaj rolit të saj në familje, në shoqëri dhe në botë, por mbi të gjitha ndaj saj si pjesë thelbësore dhe e pandashme e ekzistimit tonë si racë njerëzore. “Libri, lapsi, gruaja dhe fëmija mund të ndryshojnë botën” thotë Malala Jusufzai. Dhe unë jam i bindur se e sotmja do të dukej shumë më ndryshe e drejtuar nga gratë.”, thuhet në urimin e Xhaferit.
