Maqedoni

Organizatat joqeveritare: Gruaja nuk e ka vendin e merituar në shoqëri

08.03.2022 16:07

Gruaja në rajonin jugperëndimor në vend ende nuk e ka vendin e merituar në shoqëri....

Gruaja në rajonin jugperëndimor në vend ende nuk e ka vendin e merituar në shoqëri. Këtë e tregojnë analizat e organizatave joqeveritare. Shumë gra nuk i njohin të drejtat e tyre themelore, nuk kanë dokumente personale, shpesh janë të nënshtruara, të privuara nga të drejtat e tyre dhe të nënçmuara. Kjo ndodh më së shumti në vendet rurale, ku gruaja mendon se vendi i saj është në kuzhinë dhe shpesh është viktimë e dhunës në familje.
 
"Shumë prej tyre i përkasin atyre grupeve që nuk njihen në sistem. Shumica prej tyre nuk kanë dokumente personale, janë me arsim të ulët, ende mbizotëron mendimi se vendi i gruas është në kuzhinë dhe ajo nuk mund të kontribuojë në asnjë mënyrë tjetër përveç familjes.“,- tha Vesna Cvetanoska nga OJQ „Përfshirja“.
 
Edhe pas më shumë se një shekulli, një përqindje më e madhe e grave janë të papuna sepse disa punë i konsiderojnë sikur janë punë vetëm për meshkuj. Duhet bërë shumë në fushën e barazisë gjinore, sepse gratë nuk e kanë vendin që meritojnë, thonë aktivistët.
 
“Si gra, ne ende nuk ndihemi mjaftueshëm të sigurt se ne, si autoritete, mund të ushtrojmë më shumë ndikim në favor të ndryshimit të politikave. Edhe pse si persona të përgjegjshëm shoqërorë, ne jemi ende thellësisht të përfaqësuar kur bëhet fjalë për politikën. Megjithatë, ende në këtë pjesë perëndimore të Maqedonisë ne ende jetojmë në një patriarki ku zëri i mashkullit dëgjohet më shumë se ai i femrës.“,- theksoi Vesna Cvetanoska – OJQ „Përfshirja“.
 
Edhe në politikë në vendin tonë, në postet më të larta, mungojnë femrat. Në rajonin jugperëndimor të vendit deri më tani nuk ka pasur asnjë kryetare komune. Një hap përpara është pozita e një femre si kryetare e këshillit të komunës. 
 
ILMIE ZHAKU