Botë

Lufta në Ukrainë, granatohet qyteti Samy, 21 viktima

08.03.2022 16:26

Lufta në Ukrainë hynë në ditën e 13. Pas negociatave të treta që u zhvilluan mes Rusisë dhe Ukrainës...

Lufta në Ukrainë hynë në ditën e 13. Pas negociatave të treta që u zhvilluan mes Rusisë dhe Ukrainës, u ra dakord që të ndalet armëpushimi në 5 qytete të Ukrainës për evakuimin e civilëve. Por, edhe për të tretën herë më radhë thyhet armëpushimi i vendosur. Autoritetet njoftuan se forcat ruse kanë sulmuar korridorin humanitar në Zaporizhzhia. Mesa duket ka dështuar edhe rruga e evakuimi përmes korridoreve humanitare nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
 
Një kolonë evakuimi me civilë nga qyteti i rrethuar i Sumyt mbërriti në rajonin e Poltava – më larg kufirit rus, gjatë natës atje ka pasur bombardime. Numri i të vdekurve nga sulmi në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, tani u rrit në 21 civilë, në mesin e tyre dy fëmijë. Forcat ruse gjithashtu sabotojnë një përpjekje evakuimi nga rrethi Bucha në rajonin e Kievit. Në qytetin Irpin gjatë evakuimit të popullsisë, përmes fshatit Romaniv ka pasur shpërthime. Qytetarët tregojnë momentet e tmerrit që përjetuan gjatë evakuimit.
 
“Ushtarët rusë më sulmuan. Pashë automjetet e tyre me shkronjën `V`. Ndjehem si të kem ri-lindur përsëri, plumbi kaloi sipër kokës time.",- tha një banor i Irpin.
 
“Përveç filmave, nuk kam parë kurrë një luftë si kjo. Shtëpitë aty pranë shpërthyen. Ne u lutëm dhe Zoti na shpëtoi.",- theksoi banorja e Irpin.
 
“Ata qëllojnë pa pushim. Është shumë e rrezikshme të vish këtu nga periferia e Irpinit. Ne pritëm deri në momentin e fundit – shpresuam se do mund të qëndronim. Sot, më në fund u këputëm. Nuk ka ujë, rrymë, internet, asgjë.”,- u shpreh banorja e Irpin.
 
“Po shkojmë në stacionin e trenit, kaq. Kjo është gjithçka që dimë. Ne thjesht po ikim, do të shkojmë kudo që të mundemi.”,- theksoi banorja e Irpin.
 
Zelenski: E humba interesimin për NATO
 
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë sërish thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, për dialog, duke shtuar se Ukraina është e gatshme të bisedojë dhe të kërkojë kompromise, por nuk është e gatshme të kapitullojë. “Mbi të gjitha jemi gati për dialog, por jo për mësim, ka thënë Zelensky, në pyetjen nëse Ukraina është e gatshme të përmbushë kërkesat e Federatës Ruse për një armëpushim. Të ndryshojë pozicionin e saj dhe të refuzojë të anëtarësohet në NATO, të njohë Krimenë si ruse dhe të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskit. Presidenti ukrainas ka thënë se ai tashmë e kishte humbur interesin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
 
“Kjo nuk ka të bëjë me mua, por me njerëzit që më zgjodhën. Sa i përket NATO-s, unë humba interesin për këtë çështje pasi kuptova se NATO nuk ishte gati të pranonte Ukrainën. Aleanca ka frikë nga gjërat kontradiktore dhe një konfrontim me Federatën Ruse, andaj kjo nuk ka të bëjë me mua.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Por, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke i vendosur në këtë luftë, nëse nuk i pranon Ukraina kushtet e Rusisë. Putin vazhdon të dërgojë trupa profesionist ushtarak.
 
“Më lejoni të theksoj se ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak, nuk marrin dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi. Për detyrat e caktuara zgjidhen vetëm ushtarakë profesionistë.”,- theksoi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
 
Kujtojmë se tre kushtet e Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën janë ;Vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara. -Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.-Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian. Sipas shifrave të fundit të OKB-së, deri tani 1207 viktima civile kanë pësuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU