Sportet E Tjera
Federata e atletikës shpall më të mirët
29.12.2014 17:16
Edhe Federata e Atletikës së Maqedonisë sot me një solemnitet rasti, ka shpallur atletët dhe atletet më të mira për vitin që po e lëm pas...
Viti që po shkon ishte I suksesshëm për atletikën e Maqedonisë, ndërkaq garat për Kupën Evropiane të cilat u mbajtën sivjet në Arenën Filipi I Dytë në Shkup, ishin ngjarja më e madhe sportive në vend.
Me këtë rast u ndan mirënjohje modeste për më të mirët në të gjitha kategoritë.
Epiteti atlet më I mirë I Maqedonisë për këtë vit, I takoi Krste Pandevit, anëtar I klubit të atletikës Ohri, për rezultat më të mirë në 100 metra, me kohë 10 sekonda e 66 të qintat.
Vasha nga Saraji I Shkupit, Drita Islami e cilë është reprezentuese e Maqedonisë, u nderua me titullin atlete më e mirë e re e për vitin 2014. Drita, sivjet ariti rezultat impozant në disiplinën 400 metra me kohë 25 sekonda e 44 të qintat, me gjithsej 902 pikë.
Ndërkohë Anesa Hajdari anëtare e klubit të atletikës Kumanova dhe Besijana Mustafa, bartën epitetin e atleteve më të mira të vitit, në kategorit pioniere të reja, gjegjësisht pioniere.
Viti që po e lëm pas, për këto vasha ishte vit I sukseseve, ndërkaq ato u zotun se vitin e ardhshëm do të jenë edhe më të mira.
Do vequar edhe klubet e atletikës Liria nga Saraji dhe Kumanova nga po ky qytet, të cilat po lansojnë atletë dhe atlete të shkëlqyeshme.
SAMI ADEMI