Maqedoni
Shënohet 8 marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas
08.03.2022 16:55
Me lule dhe dhurata të tjera, në shenjë dashurie dhe respekti, por edhe me anë të një marshi të organizuar...

Me lule dhe dhurata të tjera, në shenjë dashurie dhe respekti, por edhe me anë të një marshi të organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave, nën moton “Varfëria ka fytyrë femre”, në u shënua 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në vend të dhuratave duhet të ndërtojmë botë pa paragjykime, pa diskriminim dhe stereotipa, një botë ku festohet barazia gjinore. Kjo ishte porosia e marshit protestues tradicional në Shkup, ku njëherit u kërkuan edhe miratimi i strategjisë dhe Ligjit për Barazi Gjinore.
“Kërkojmë rritje të pjesëmarrjes së grave në pozicione të sjelljes së vendimeve nëpërmjet aplikimit të kuotave që parashohin të paktën 40% pjesëmarrje të grave në çdo nivel të pushtetit. Kërkojmë miratim urgjent të strategjisë për barazi gjinore dhe miratimin e Ligjit për Barazi Gjinore. Kërkojmë miratim urgjent të Ligjit të ri për Marrëdhënie Pune, i cili parasheh mbrojtje të punëtoreve që punojnë me kontrata me afat të caktuar pa marrëveshje formale për punësim, gratë e vetëpunësuar dhe gratë që bëjnë punë të pa-paguar.”,- deklaroi Bojana Jovanovska nga Platforma për Barazi Gjinore.
Me rastin e 8 marsit nuk munguan edhe organizimit dhe dhuratat për gratë në institucione, kompani e shkolla. Ndërsa u përcollën edhe urime nga krerët shtetërorë e partiak. Nga ana e Kombeve të Bashkuara me këtë rast apeluan për më shumë gra lidere, të cilat do t’i nxisin shtetet që më shumë të angazhohen për t’u përballur me ndryshimet klimatike, hapjen e vendeve të gjelbra të punës dhe të ndërtojnë një botë më të qëndrueshme dhe më të drejtë.
Kjo ngjarje daton nga 8 marsi i vitit 1857, kur rrobalarëset e Nju ¬Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. Aso kohe 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkin, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave. Për nder të kësaj dite, kryesisht dhurohen lule, por edhe dhurata të tjera të cilat ka simbolin e dashurisë dhe respektit.
GYLTENE SINANI
