Maqedoni
Rritje drastike të karburanteve, qytetarët kërkojnë opsione për tejkalimin e krizës
08.03.2022 17:08
Rritja e çmimit të derivateve të naftës ka ngritur alarmin tek qytetarët.....

Rritja e çmimit të derivateve të naftës ka ngritur alarmin tek qytetarët. Ndryshe nga dje, sot ka naftë në të gjitha pikat e karburantit - por me çmime të reja, historikisht më të lartat deri tani. Të gjithë shoferët e sidomos të taksive mundohen t’i menaxhojnë çmimet shokuese të naftës. Ata janë të shqetësuar dhe nuk dinë se si të veprojnë që harxhimet e tyre të minimizohen dhe të kenë përfitime.
“Mos pyet hiq për çmimet, katastrofë është, 85 e gjysmë. Krahasimi i një ditë para, 1000 denarë është në pyetje, me 1000 denarë t’i mundesh t’i bësh afër 200 km.”,- tha një qytetar.
“Duhet të kujdesemi që mos të ngasim veturën shumë shpejt, të ngasim veturën atëherë kur nuk ka qarkullim të madh në komunikacion që të kemi fitim.”,- theksoi një qytetar.
“Me këtë si do të mbijetojmë nuk e dimë, as për bukë as për krip.”,- u shpreh një qytetar.
“E kam mbushur makinën, por u shtrenjtuar, çka të bëjmë tani. Pasi krejt populli po ndalet, askush nuk po merr asgjë. Çohen 10 veta protesta, tjerët qeshin me ata që çohen, vet i kemi fajet. Në këso momente nuk duhet të shikojmë kush çka është, por të gjithë për menjëherë të çohemi, por askush nuk po ndërmerr asgjë, populli po hesht, pasi po hesht mirë po na e bëjnë.”,- theksoi një qytetar.
“Shumë vështirë. Jo vetëm çmimet e larta të naftës, por edhe artikujt tjerë janë shtrenjtuar, vaji për veturë, filtrat, të gjitha janë shtrenjtuar.”,- potencoi një qytetar.
Çmimet e benzinës janë shtrenjtuar për 5.5 denarë për litër kurse e dizelit për 10 denarë. Momentalisht në pompat e benzinave ka derivate të naftës por me një çmim më të lart. Nga KRRE njoftuan se nëse është e nevojshme, do të bëjnë rregullime të çmimeve në baza ditore. Janë bërë edhe disa ndryshime në rregulloren për vendosjen e çmimeve të larta me pakicë, sipas të cilit rregullatori do të marrë vendime sipas ndryshimeve të bursës në baza ditore, thonë se qëllimi është sigurimi dhe stabiliteti i tregut me derivatet e naftës.
SEDAT SELIMI
