Maqedoni
Plotësohen vendet e ambasadorëve në OKB, Kanada dhe Bullgari
08.03.2022 17:31
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, konfirmon propozimet për ambasadorë të vendit në Bullgari...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, konfirmon propozimet për ambasadorë të vendit në Bullgari, Kanada dhe në Kombet e Bashkuara. Më këto vende të plotësuara për ambasador dhe konsull në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të shtetit, sipas ministrit Osmani, gjatë mandatit të tij numri i të akredituarve arrin në 24.
“Pas agremaneve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga ana e presidentit Pendarovski, dua të informoj se janë përcaktuar këto propozime për Ambasadorë: Agnesa Rusi Popovska për ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë, Agron Buxhaku për ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe Ljubomir Fërçkovski për ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.”,- thuhet në komunikatën e MPJ-së.
