Maqedoni

Shkup, sanksionohen 113 shoferë, 41 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

09.03.2022 09:17

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 113 sanksione. 
 
Dyzet e një sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, katër sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, katër masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për shoferë fillestarë dhe tridhjetë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt.
 
Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.