Botë

"Tre bomba gjatë natës", 22 të vrarë nga sulmet ruse në Sumy, mes tyre dhe fëmijë

09.03.2022 10:18

Një sulm ajror në qytetin ukrainas të Sumy vrau 22 persona duke përfshirë 3 fëmijë....

Një sulm ajror në qytetin ukrainas të Sumy vrau 22 persona duke përfshirë 3 fëmijë.
 
Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi tha se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si "vrasje masive".
 
Ai i tha BBC të Ukrainës: Tre bomba në një mbrëmje... Ishte një natë e tmerrshme."
 
Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.
 
BBC shkruan se rreth 5000 persona janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit duke lejuar hapjen e një korridori humanitar.