Maqedoni

Tërmet në Shkup me magnitudë 2.0 të shkallës Rihter

09.03.2022 10:40

Një tërmet me magnitudë 2.0 të shkallës Rihter dhe me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike....

Një tërmet me magnitudë 2.0 të shkallës Rihter dhe me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mëngjesin e sotëm në Shkup dhe rrethinë.

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë Veriore e ka regjistruar tërmetin në orën 9:00 e 48 minuta, thonë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.