Botë

Ukraina pranon një armëpushim 12-orësh me Rusinë

09.03.2022 12:21

Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se sot është rënë dakort për një armëpushim 12-orësh...

Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se sot është rënë dakort për një armëpushim 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të evakuohen përmes korridoreve humanitare.
 
Armëpushimi do të nisë nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.
 
Vereshchuk ka bërë me dije se kryeministri Denys Shmygal ka pranuar rrugët e propozuara nga Rusia për koridore humanitare dhe se për këtë do të bisedojë edhe me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
 
“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.
 
Sipas saj, korridoret humaniatare me anë të të cilëve do të lëvizin ukrainasit janë:
 
  1. Energodar-Zaporizhia
  2. Sumy-Poltava
  3. Mariupol-Zaporizhia
  4. Volnovakha-Pokrovsk
  5. Izium-Lozova
  6. Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev
 
Po ashtu, Vereshchuk ka theksuar se do të ketë një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel, ku janë rreth 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit./Top Channel