Botë

Serbia pezullon eksportin e grurit, Vuçiç: Na kërkuan 200.000 ton në një ditë

09.03.2022 12:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka prezantuar, këtë të mërkurë, masat lidhur me eksportin e produkteve bujqësore...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka prezantuar, këtë të mërkurë, masat lidhur me eksportin e produkteve bujqësore, pasi të hënën u përball me një kërkesë tejet të lartë për të eksportuar grurë në vendet e rajonit. Vuçiç theksoi se kjo masë erdhi pasi është e pamundur për arsye logjistike që të kryhet eksporti. Ai tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse Serbia ka rezerva më shumë sesa është nevoja e vendeve të rajonit për një vit.

 
“Në një ditë të vetme kemi pasur kërkesë për një të katërtën e rezervës tonë totale, 200 mijë tonë grurë. Ka aq shumë kërkesë në rajon për drithëra saqë çmimi ka shkuar në stratosferë, të gjithë duan të sigurojnë bukën për popullin e tyre. Për këtë arsye, ne kemi marrë një vendim që të ndalojmë eksportet, të cilët do të rinisin kur ne ta vlerësojmë se jemi të sigurt.  Ne duhet të vlerësojmë situatën  çdo ditë, në mënyrë që të mos shqetësohemi për asnjë sekondë nëse kemi mjaftueshëm për nevojat e popullatës lokale. Kur them popullsinë lokale, kam parasysh tërë Serbinë dhe pjesërisht vendet përreth. Sepse fakti që kemi dhe që nuk ka për qytetarët  në Shkup, Podgoricë, Bijelinë... kudo tjetër pra nuk kanë, edhe kjo nuk ka kuptim.",- tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.