Botë

Ukraina ndalon eksportin e grurit, sheqerit dhe mishit

09.03.2022 13:18

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin....

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin.

Qeveria në Kiev thotë se kjo masë ndërmerret për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë dhe për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike.  Çmimet e grurit u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, duke arritur çmime të papara që nga viti 2008. Kjo pasi Rusia dhe Ukraina realizojnë  pothuajse 30% të eksporteve globale të grurit. Aktualisht Ukraina ka ndaluar edhe  eksportet e tërshërës, melit, sheqerit, kripës, si dhe bagëtisë. Ukraina, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian është edhe  një nga furnizuesit më të mëdhenj në Europë të prodhimeve bujqësore.