Maqedoni

Donacion për IRDFZ-në, dhurohen 4 aparatura nga Ambasada japoneze

09.03.2022 15:02

Instituti për Rehabilitim të Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit, ka pranuar një donacion nga Ambasada japoneze...

Instituti për Rehabilitim të Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit, ka pranuar një donacion nga Ambasada japoneze në vlerë prej 1.316.190 denarë, i cili përbëhet nga katër aparatura që do të ndihmojnë në rehabilitimin e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të ndryshme të kufizuara.
 
“Këto aparate të cilat janë donuar sot nga ana e Ambasadës së Japonisë, janë pajisje jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat do t’i përmirësojnë kushtet për punë në Entin për Rehabilitim për fëmijët shurdhmemec.”,- tha zonja e parë e shtetit, Eliabeta Gjorgievska.
 
“Program i Japonisë për grande të vogla për nevoja elementare dhe siguri njerëzore, gjegjësisht xhi-xhi-pi, që është një nga strategjitë tona për bashkëpunim dhe i mbështesim në sektorin e mjekësisë, arsim dhe mjedis jetësor.”,- u shpreh ambasadori i Japonisë, Hironori Savada.
 
Enti për Rehabilitim vazhdimisht përballet me sfidat e ndryshimit të strukturës së pacientëve, andaj investimi në teknologjitë më të reja do te ndihmon në procesim e diagnostikimit dhe rehabilitimit të pacientëve, të cilët në masë të madhe janë fëmijë me vështirësi në të folur dhe të dëgjuar.
 
BELINDA KOKA ADEMI