Maqedoni
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, i pakompletuar, Micevski: S’do ta legalizojmë kaosin në kuvend
09.03.2022 15:29
Kuvendi ende nuk ka kompletuar përbërjen e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.....

Kuvendi ende nuk ka kompletuar përbërjen e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Partitë politike kanë marrë ftesë që të propozojnë kandidatët për anëtarë dhe zëvendës-anëtarë të Komisionit për vendet vakante. VMRO-DPMNE, e cila ka mangët një zëvendës-anëtar tha se nuk do të propozojë asnjë kandidat pasi, siç thonë, nuk duan të legjitimojnë mënyrën se si u shkarkua deputeti, Fadil Zendeli, nga ky komision.
“Pas shkeljes së Rregullores, pas keqpërdorimit që bënin me ndërrimin e anëtarit të komisionit, tani kthehen pas dhe kërkojnë plotësim të kandidatëve. Ne, si grup parlamentar, kemi për të plotësuar një zëvendës-anëtar të Komisionit dhe nuk do t’i përgjigjemi letrës dhe nuk do të japin kandidat për të, pasi nuk planifikojmë t’ua legalizojmë “ndërtimin e egër”, përkatësisht kaosin dhe shkeljen e Rregullores dhe rrënimin e Kushtetutës me atë që bën në seancë plenare.”,- deklaroi koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Një javë më parë, Kuvendi Republikan shkarkoi deputetin, Fadil Zendeli, nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Shkarkimi erdhi pas vendimit të Lëvizjes BESA që të kalojë në opozitë, ndërkaq ky vend në Komision u takon partive në pushtet, për të ruajtur paritetin. Mirëpo, vendimi i shumicës parlamentare u dënua nga opozita. Për shkak të bllokimit të punës së këtij komisioni, kanë mbetur pa u zgjedhur anëtarët e trupave të disa institucioneve, përfshi edhe zgjedhjen e Gjykatësve Kushtetues.
SHPËTIM NUREDINI
