Maqedoni
Sindikata e Policisë dhe Arsimit: Nivelizoni pagat me minimalen, ose protesta
09.03.2022 16:05
Sindikata e Pavarur e Policisë ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga MPB dhe kryeministri.....

Sindikata e Pavarur e Policisë ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga MPB dhe kryeministri për rritjen e pagës minimale. Ata paralajmëruan se do të fillojnë më një model të ri proteste, nën moton “Kamp Proteste”, ku do të inkuadrohen policia e rregullt, policia e pyjeve, e gjykatave dhe e burgjeve. Në protestë do t`ju bashkëngjitet edhe Sindikata e Arsimit.
“Ne kemi vetëm një kërkesë, rregullimi i pagave, sepse kemi një ligj të ri me të cilin paga minimale prej 15 mijë denarë ka hyrë në histori dhe ka ardhur një shumë e re prej 18 mijë denarë paga minimale për punëtorët në të gjitha sferat në vend. Kërkojmë një periudhë më të gjatë të harmonizimit të pagave dhe që paga të shkojë me bazën, pra me mënyrën e përllogaritjes që nga momenti i kalkulimeve të reja për pagën minimale dhe këtu të rriten pagat e të gjithëve në policëve, të pyjeve, burgjeve dhe policisë në Ministrinë e Brendshme.”,- tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev.
“Në arsim ka një revoltë edhe më të madhe për faktin se paga më e ulët për shkallën më të ulët të kompleksitetit në arsim është 10 mijë denarë dhe paga minimale në nivel shtetëror tashmë ka arritur në 18 mijë denarë. Prandaj u bëj thirrje punëtorëve të shtunën e 19 marsit të marrin pjesë në protestën e madhe sindikale.”,- theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomisllav Gievski.
Apelojnë që Qeveria të ndërmerr masa që mos të vijë momenti të vendosen çadra dhe të protestojnë. Kërkojnë që fjala dhe faktet e tyre të dëgjohen, sepse revolta është shumë e madhe.
SEDAT SELIMI
